21:23 / 12.03.2020
Koronaviursi, nuk shtyhen zgjedhjet e 12 prillit në Maqedoninë Veriore
Zgjedhjet e 12 prillit nuk do të shtyhen por fushata do të zhvillohet përmes mediave.
Kështu vendosën liderët politikë në takimin e sotëm të thirrur nga kryeministri teknik Oliver Spasovski. Krerët e partive politike u pajtuan se duhet zbatuar në përpikëri masat e qeverisë për parandalimin e virusit korona, ndërsa nënvizuan se nuk ka nevojë për panik. Qeveria i rekomandoi Ministrisë së Brendshme të parandalojë lajmet e rreme në rrjetet sociale. /Alsat-m























