Filipçe: Gjashtë raste të reja me coronavirus në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

Filipçe: Gjashtë raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e dytë për shtyp deklaroi se ka gjashtë raste të reja me coronavirus.

Sot janë testuar 12 persona për prej të cilëve gjashtë janë pozitiv me coronavirus.

Filipçe tha se një paciente është kthyer nga Barcelona, ndërsa për të gjithë personat tjerë që ishin në avionë është dhënë urdhër për izolim.

Tani numri i të infektuarve me coronavirus është rritur në 17.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota