21:43 / 19.03.2020
Aubameyang vendos, largohet me 0 euro nga Arsenali në 2021-in!
Pierre Emerick Aubameyang nuk ka aspak ndërmend të rinovojë kontratën me Arsenalin dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet me parametër zero në verën e vitit 2021.
Ish-sulmuesi i Dortmundit ka edhe 15 muaj kontratë me topçinjtë dhe do të vazhdojë aventurën e tij me Arsenalin deri në verën e vitit tjetër, për të larguar më pas me 0 euro.
Dy klubet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit nga Gaboni janë Barcelona dhe Interi.























