Rashford vjen më një gjest të madh humanitar
BKT
Sport

Rashford vjen më një gjest të madh humanitar

Vendimi për të mbyllur shkollat në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të koronavirusit pritet të ketë ndikim te shumë fëmijë të cilët varen nga ushqimi falas që marrin në shkolla.

Për këtë arsye, sulmuesi i Mançester Junajtid, Markus Rashford ka bashkëpunuar me organizatën e bamirësisë “FareShare”, e cila nuk lejon të hidhen ushqimet me vlerë por i mbledh dhe ua shpërndan njerëzve në nevojë.

“Shumica e fëmijëve të këtyre shkollave varen te ushqimi falas, prandaj dhe ditët e fundit kam qenë në bashkëbisedim me organizatat për të gjetur një zgjidhje. Asnjë fëmijë nuk duhet të shqetësohet për një vakt. ‘FareShare’ shpërndan ushqim për 1 milion njerëz në javë, për këtë arsye po bashkëpunoj me ta si të zgjidhim problemin me ushqimin gjatë mbylljes së shkollave,” u shpreh Rashford.