Zaev: Këstet për muajin prill, maj dhe qershor do të anulohen
Ish-kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në ‘Click Plus’ në TV21 theksoi se për qytetarët dhe kompanitë për shkak të gjendjes së coronavirusit, këstet e muajit prill, maj dhe qershor do t’ju anulohen për në muajin korrik.
“Një pjesë e kompanive mund të hynë në krizë për shkak se të punësuarit e tyre janë në shtëpi, ruajnë fëmijë, një pjesë për shkak se punonjësit janë në karantinë, një pjesë tjetër do hynë në krizë për shkak se ju anulohen marrëveshjet për shitje të prodhimeve”, pohoi Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, të gjitha firmat në Maqedoni, pa dallim nëse kanë kapital të huaj apo të brendshëm, paguajnë tatime, japin paga dhe do të trajtohen në mënyrë të barabartë.
“Deri në fund të kësaj jave, besoj se do të zhvillohet paketa e masave, që të mund të ndihmojmë firmat në mënyrë që të mos lirojnë nga puna punëtorët. Shteti do të shtrojë dorën që të mund të mirëmbahen pagat e dinjitetshme dhe të vazhdojnë të funksionojnë”, tha mes tjerash Zaev.























