Sllovenia dhe Serbia mbyllin kufijtë
BKT
Rajoni dhe Bota

Sllovenia dhe Serbia mbyllin kufijtë

Sllovenia dhe Serbia kanë njoftuar sot mbylljen e kufijve.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme informon shtetasit shqiptarë, “se nga data 20 mars 2020, autoritetet serbe kanë informuar mbylljen e kufijve të territorit të Serbisë, me qëllim evitimin e përhapjes së virusit Covid-19”.

“Për pasojë, shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Serbi”, thekson MEPJ.

Gjithashtu, MEPJ informon se autoritetet sllovene nuk do të lejojnë hyrjen në Slloveni për 30 ditët e ardhshme, të shtetasve të vendeve të tjera, me përjashtim të atyre që kanë leje qëndrimi të vlefshme në Slloveni.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota