Shkon në 76 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Shkon në 76 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë informoi mbrëmjen e sotme se edhe gjashtë persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv ne testin me virusin korona.

Me këtë, numri i të prekurve vetëm gjatë ditës së sotme është rritur me 28, duke e çuar numrin e përgjithshme të të infektuarve në 76.

Dy prej gjashtë personave analizat e të cilëve janë publikuar së fundmi janë nga Kavadarci, ndërsa edhe një i tretë po testohet, raporton Alsat-M.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota