Dy raste të reja me COVID 19, rritet numri i të infektuarve në Malin e Zi
BKT
Rajoni dhe Bota

Dy raste të reja me COVID 19, rritet numri i të infektuarve në Malin e Zi

Mali i Zi ka konfirmuar edhe 2 raste të reja me koronavirus duke bërë që numri i personave të prekur deri më tani ka shkuar në 16.

Ndërkohë dy rastet e para në këtë shtet janë konfirmuar me të martën, nga kryeministri i vendit Duško Marković.

Për të mbrojtur qytetarët nga përhapja e koronavirusit, transporti publik përfshirë autobusët dhe hekurudhat është pezulluar. Gjithashtu, në vend është ndaluar edhe funksionimi i ambienteve sportive dhe rekreative të brendshme dhe të jashtme dhe pishinat.

Gjithashtu qeveria rekomandon që dasmat të shtyhet dhe këshillon që varrimet të mbahen në një rreth të ngushtë familjar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota