20:10 / 22.03.2020
Greqi, Qeveria vendos shtetrrethimin kundër COVID-19
Qeveria greke urdhëroi shtetrrethim në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
“Duke filluar nga nesër në orën 06:00, qytetarëve u lejohet të largohen nga shtëpitë vetëm për tu vizituar mjekun apo farmacistin, për të lëvizur në punë nëse nuk punojnë nga shtëpia ose për të blerë ushqim”, deklaroi kryeministri, Kyriakos Mitsotakis në një konferencë për shtyp .
“Kusho që del nga shtëpia duhet të ketë me vetë kartën e identitetit ose pasaportën”, theksoi ai duke shtuar se shkelësit e kësaj mase do të gjobiten me 150 euro.
Mitsotakis justifikoi shtetrrethimin me situatën e ashpër në Itali duke u shprehur se është detyra e tij të ndalojë në vendin e tij atë që po ndodh në Itali.























