BE kërkon që 50 milionë euro të dedikohet për krizën me koronavirusin
BKT
Rajoni dhe Bota

BE kërkon që 50 milionë euro të dedikohet për krizën me koronavirusin

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së Oliver Varhelyi, sot përmes një letre e ka informuar kryeministrin Oliver Spasovski, se tashmë ka dhënë instruksione që katër milionë euro nga instrumentet e BE-së të dedikohen për nevojat urgjente të Maqedonisë së Veriut.

Varhelyi në letër thotë se i shikon mundësitë që dhurata prej 50 milionë eurove fillimisht e dedikuar për infrastrukturë dhe ambient jetësor, të ridedikohet për sanimin e dëmeve ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga kriza me pandeminë

Varhelyi shkruan se në procedurë urgjente është vendosur edhe ndarja e 9 milionë eurove për ndihmë të likuiditetit për kompanitë e vogla dhe të mesme, ndërsa tre milionë euro do të dedikohen për ndihmë buxhetore.

Eurokomesari në letër shkruan se në periudhën kur Evropa dhe bota përballen me krizën e shkaktuar nga Covid-19, në bashkëpuni me institucionet ndërkombëtare financiare përpunohen projekte për investime dhe menaxhim me krizën në Maqedoni dhe rajon.

Ai informon se në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, Sekretariatin e CEFTA-s dhe Agjencisë transportuese konfirmohen mënyrat për transport të pandërprerë të mallrave në rajon dhe në BE.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota