16:56 / 26.03.2020
Willian afër Tottenhamit
Ylli i Chelseas, Willian dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”, por jo edhe nga Premierë Liga.
Brazilianit i skadon kontrata në qershor dhe është i kërkuar nga Barcelona, Juventus dhe Tottenham.
Thuhet se mesfushori dëshiron të kalojë te rivali i Londrës, Tottenham sepse i pëlqen kampionati anglez dhe preferon ribashkimin me Jose Mourinhon.
“Blutë” i kanë ofruar Willianit kontratë dyvjeçare, por lojtari e ka bërë të qartë se dëshiron kontratë trevjeçare, ndryshe nuk do ta nënshkruajë.























