18:17 / 27.03.2020
Ronaldo kërkon nga Juventusi transferimin e Marcelos
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga klubi ta ribashkojë me mbrojtësin e Real Madridit, Marcelo.
Ronaldo beson se Marcelo është lojtari i duhur për mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër”.
Sipas mediave italiane, Ronaldo ka kërkuar nga bordi transferimin e brazilianit dhe thuhet se gjiganti italian është duke përgatitur ofertën e parë.
Marcelo këtë sezon ka humbur vendin në formacionin e parë duke qenë në stol pas Ferland Menyt.
Ndërsa transferimi te “Bianconerët” do të jepte mundësinë për të luajtur në formacionin e parë.























