21:09 / 27.03.2020
Stoltenberg uron Maqedoninë e Veriut për aderimin e plotë në NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg uron Maqedoninë e Veriut për aderimin e plotë në NATO. Në rrjetet social Shefi i NATO-s i jep mirëseardhjen vendit tonë dhe thekson se qe një rrugë e gjatë dhe e lodhshme, por më në fund të gjitha mundimet dhanë rezultatet e tyre.
Duke shtuar se të gjitha proceset formale sot u kompletuan, dhe se NATO-ja është lumtur që ka në gjirin e saj si anëtaren e 30-të, Maqedoninë e Veriut. /Alsat-m























