10:22 / 29.03.2020
United prinë garën për Kalidou Koulibaly-n
Manchester United është duke prirë garën me rivalin Manchester City për shërbimet e qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly.
Sipas mediave britanike, dy rivalët lokal e duan senegalezin në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Koulibaly ia ka bërë të qartë bordit të klubit italian se dëshiron largimin, ngase ka dëshirë të fitojë trofe.
Napoli ka pranuar ta shesë Koulibaly-n, mirëpo në shkëmbim kërkon 100 milionë euro.
Në garë për Koulibaly-n mbesin PSG dhe Real Madrid.























