Khabib bllokohet në Rusi, rrezikohet ndeshja me Ferguson
BKT
Sport

Khabib bllokohet në Rusi, rrezikohet ndeshja me Ferguson

Khabib Nurmagomedov ka konfirmuar se ai ka ngecur në Rusi dhe thotë se UFC 249 mund të lëvizë pa të.

Kampioni i peshave të lehta të UFC, 31 vjeç, ka sqaruar pse është rikthyer në Rusi mes shpërthimit të koronavirusit, duke hedhur në dyshim seriozisht përplasjen e tij me Tony Ferguson.

Duke folur në Instagram (përmes RT Sport), ai zbuloi: “Ne po stërvitnim në AKA pa ndonjë informacion në lidhje me luftën, ku dhe si do të ndodhë”, përcjell lajmi.net.

“Pastaj UFC na tha që lufta 100% nuk po ndodh në ShBA. Dhe ata thanë që 99% se do të ndodhë në Emirates, Abu Dhabi”.

”Udhëtuam në Emirate, por aty morëm vesh se aeroporti do të mbyllet dhe të gjitha hyrjet-daljet do të bllokohen. Kështu, vendosëm të kthehemi në Rusi dhe të qëndrojmë këtu. UFC mund të vazhdojë me punën e saj, në rast se unë nuk do të jem në gjendje të marrë pjesë”, u shpreh ai.