44 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, në total 329 të infektuar

44 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, në total 329 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Klinikën Infektive si pasojë e Covid-19 kanë vdekur dy burra, njëri në moshën 45 vjeçe nga Kumanova, kurse tjetri i moshës 78 vjeçe nga Dibra.

I ndjeri nga Kumanova kishte diabet, fibrilacion atrial, hipertension dhe obezitet, ndërsa i ndjeri nga Dibra kishte FOB (Bronkit Kronik Obstruktiv), hipertension dhe  ishte nën terapi  për të dy sëmundjet kronike.

Gjatë 24 orëve të fundit janë relizuar 392 testime prej të cilëve 44 kanë rezultuar pozitive. Sipas qyteteve në Kumanovë 23 raste, Shkup 11, Tetovë 4, Manastir 2 dhe Prilep 1.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë shkon në 329, prej të cilve 12 janë shëruar kurse 9 kanë përfunduar me fatalitet.

Sipas qyteteve deri më tani gjithse raste me Covid-19 ka në:
• Shkup – 175
• Dibër – 47
• Kumanovë – 47
• Shtip – 14
• Tetovë – 10
• Prilep – 10
• Strugë – 7
• Velesi – 6
• Manastir – 4
• Ohër – 3
• Kavadarci – 2
• Gostivar – 1
• Kriva Palankë – 1
• Strumica – 1
• Gjevgjeli – 1