Moska:Zgjerimi i NATO-s me Maqedoninë e Veriut krijon linja të reja ndarëse

Moska:Zgjerimi i NATO-s me Maqedoninë e Veriut krijon linja të reja ndarëse

Orientimi i NATO-s drejtë zgjerimit krijon vetëm linja të reja ndarëse në momentin kur bota ka nevojë për bashkim në luftën kundër koronavirusit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse me rastin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Sipas Ministrisë, bashkangjitja e Shkupit drejtë Aleancës “nuk sjell asnjë vlerë shtesë qoftë  për sigurinë rajonale qoftë për atë evropiane”.

“Një veprim i tillë nuk do të kontribuojë në unifikimin e përpjekjeve për të luftuar kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta, përfshirë edhe luftën kundër koronavirusit. Do të krijojë vetëm linja të reja ndarëse”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse, raportojnë mediat.

Siç kumton Ministria “tentimet t’i jepet rëndësi më e madhe kësaj ngjarje u tregua e pasuksesshme për shkak situatës së përkeqësuar me Kovid 19″. Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme në vend, liderët e Maqedonisë së Veriut megjithatë nuk e lëshuan mundësinë të tregojnë karakterin historik të anëtarësimit të NATO, që e garanton sigurinë dhe stabilitetin e Shkupit”, thuhet në kumtesën, që e transmeton TASS.

“Presim që Shkupi ta konfirmojë ndërmarrjen e obligimeve në pajtim me procedurën e konfirmuar nga Aleanca Veriatlantike në bazë të dokumenteve të nënshkruara me Rusinë dhe Aktin themelues konkret nga vitit 1997 dhe deklaratën e Romës në vitin 2002”, shtohet në kumtesën e MPJ-së ruse. .