Detaje nga të infektuarit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Detaje nga të infektuarit me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 25 persona janë regjistruar me Covid-19.

Po ashtu në 24 orët e fundit, pesë pacientë janë shëruar dhe të njëjtit do të lëshohen për kurim shtëpiak, ndërsa është regjistruar edhe një viktimë. Filipçe tha se bëhet fjalë për një 65-vjeçare nga Struga, e cila ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore, sidomos me zemrën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me 25 rastet e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 354. Nga ky numër, deri në ditën e sotme 17 persona janë shëruar, ndërsa 10 të tjerë kanë ndërruar jetë.

 

Sipas qyteteve më shumë janë regjistruar në – Shkup edhe atë 183 persona, ndërsa më pas në:
– Kumanovë 54
– Dibër 47
– Shtip 15
– Tetovë 13
– Prilep 12
– Strugë 9
– Veles 6
– Manastir 4
– Ohër 3
– Kavadar 2
– Gjevgjeli 2
– Gostivar 1
– Strumicë 1
– Koçan 1.

Sipas grupmoshës, 3.34 përqind e të infektuarve janë prej 0-9 vjeç, 3.65 përqind të moshës 10-19 vjeç, 10.64 përqind të moshës 20-29 vjeç, 22.49 përqind të moshës 30-39 vjeç, 19.15 përqind të moshës 40-49 vjeç, 24.31 përqind të moshës 50-59 vjeç, si përqindja më e madhe (28.24 përqind) janë të moshës mbi 60-vjeçare.

Ndërsa sipas gjinisë, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 46.81 përqind janë meshkuj, kurse 53.19 përqind janë femra.

 

Ndryshe, përveç të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka edhe persona që ndodhen në vetizolim, numri i të cilëve është 10.414.