20:16 / 01.04.2020
Mbyllen katër vendkalime kufitare Slloveni-Austri
Katër kalime të reja kufitare midis Sllovenisë dhe Austrisë do të mbyllen nesër, pasi u vendosën kufizime shtesë nga autoritetet austriake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Sllovenisë.
Vetëm nëntë vendkalimet kufitare midis dy vendeve do të mbeten të hapura, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.























