10:34 / 04.04.2020
Arabët blejnë Newcastlen, Allegri në bankinë, Icardi transferimi i parë
Një tjetër klub nga Premierliga mund të përfundojë në duart e arabëve.
Njeriu i parë i Newcastle United, Michael Ashley, ka kohë që po negocion shitjen e skuadrës me një konsorcium arab, i kryesuar nga Momahed Bin Salman.
Mediet në Itali raportojnë se kjo marrëveshje, do të jetë marrëveshje suksese, dhe hapi i parë i arabëve do të jenë ndryshimet në stol, me Massimiliano Allegrin që do të ulej në vend të Steve Bruce.
Allegri aktualisht është i papunë, që pas largimit nga Juventus, në vitin 2019.
Tjetër lajm interesant rreth kësaj situate, është se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, pritet të jetë përforcimi i parë i Newcastle.























