12:18 / 04.04.2020
Atletico Madrid favorit për ta blerë Rakitiqin
Atletico Madrid është shfaqur favorit për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic, raportojnë mediat spanjolle.
Reprezentuesi kroat duket së është i vendosur të largohet nga “Camp Nou” gjatë kësaj verë.
31-vjeçari kërkohet nga disa klube evropiane, por siç raportohet, Atletico është favorite në këtë garë.
Mësohet se Atletico do t’ia ofroj Barcelonës 17 milionë euro, derisa katalonasit kërkojnë tre milionë më shumë, shifër kjo që e lë të hapur rrugën për një marrëveshje mes dy klubeve spanjolle, raporton Scanner.
Rakitiq ka humbur vendin e titullarit në skuadrën e Setien që nga ardhja e Frenkie de Jong.























