PSG e gatshme të nis negociatat me Barcen për Neymarin
BKT
Sport

PSG e gatshme të nis negociatat me Barcen për Neymarin

Më në fund Paris Saint-Germain është e gatshëm të nis negociatat me Barcelonën për rikthimin e Neymarit në “Camp Nou”, raporton “Sport”.

Ylli brazilian prej kohësh është i lidhur me rikthimin tek kampionët në fuqi të Spanjës.

PSG deri tash kishte refuzuar të nis bisedimet me ‘balugranat’ për rikthimin e Neymarit tek gjigantët spanjoll.

Por, siç raportohet, tashmë krerët e PSG-së janë gati të nisin negociatat me Barcelonën për brazilianin.

Klubi parisien kërkon që në marrëveshje e Neymarit të përfshihet sulmuesi francez, Antoine Griezmann, ky i fundit edhe më parë ka qenë në ‘radarin’ e kampionëve të Francës.