10:46 / 05.04.2020
Juve shet Costan dhe Bernardeschi, blen Torres-in
Juventus po mendon të shes dyshen Douglas Costa -Federico Bernardeschi për ta blerë yllin e Valencias, Ferran Torres.
Sipas mediave italiane, kampionët në fuqi të Italisë, janë të interesuar që gjatë kësaj verë, ta transferojnë anësorin e Valencias, Torres-in.
Spanjolli po shfaq performancë të lart me skuadrën spanjolle, dhe tashëm ai vëzhgohet nga disa klube të mëdha evropiane.
Siç raportohet, “Zonja e Vjetër” është duke përgatitur një ofertë bindëse për Torres.
Juventinët janë të gatshëm ta shesin Costan dhe Bernardeschi në mënyrë që më parat nga shitja e tyre të investohen në transferimin e Torres.























