Vdesin tre pacient nga koronavirusi, numri i viktimave shkon në 21
BKT
Rajoni dhe Bota

Vdesin tre pacient nga koronavirusi, numri i viktimave shkon në 21

Alsat mëson se gjatë natës së djeshme në vendin tonë janë shënuar edhe tre viktima nga koronavirusi.

Një viktimë është nga qyteti i Koçanit kurse dy viktima nga qyteti i Tetovës. Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 21.

Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 555 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 514 janë raste aktive. Deri më tani në vendin tonë janë shëruar 23 persona./Alsat


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota