570 të infektuar në 18 qytete në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

570 të infektuar në 18 qytete në Maqedoni

Koronavirus të konfirmuar ka tek 570 njerëz në vend, nga të cilët 239 janë nga Shkupi. Pas 24 orëve të kaluara, deri dje në orën 15:00 u kumtua për 15 raste të reja dhe tre viktima. Në Klinikën Infektive e humbën jetën një banor 40 vjeçar i Koçanit dhe dy tetovarë – njëri 69 vjeçar dhe një 65 vjeçar. Për parandalimin e përhapjes së infektimit, Qeveria i ashpërsoi masat për lëvizje të kufizuar – nga nesër ora policore do të jetë nga ora 16:00 deri në 05:00 në ditët e punës. Gjatë fundjavës, ndalo

Nga dita e djeshme, në klinikën infektive janë hospitalizuar 70 pacientë – dhjetë kanë pasqyrë më të rëndë klinike, tetë janë në ventilim mekanik, ndërsa në SPQ “8 Shtatori” dy janë në respirator, kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e rregullt për shtyp dje pasdite. Nga Klinika dje janë lëshuar katër pacientë, dy testet e tyre të fundit për koronavirus janë negative.

Deri tani koronavirusi është regjistruar tek 18 qytete: Shkupi, Kumanova, Dibra, Shtipi, Prilepi, Tetova, Struga, Velesi, Manastiri, Ohri, Kavadari, Gostivari, Gjevgjelia, Strumica, Kriva Pallanka, Radovishi, Krusheva dhe Koçani.

Spitali në Manastir bëhet qendër rajonale, ashtu që atje transferohen të infektuarit me KOVID-19 që ishin të hospitalizuar në Ohër, ndërsa të gjithë ata janë nga rrethina e Strugës. Në spitalin në Shtip, megjithatë ka katër nga të cilët tre, siç kumtoi ministri, janë me pasqyrë më të lehtë klinike dhe në gjendje stabile shëndetësore.

Sipas statistikës së Institutit për shëndet publik, tek 18 fëmijë deri në moshën nëntë vjeçare është konfirmuar koronavirusi dhe të gjithë kanë pasqyrë të lehtë klinike dhe pa nevojë për hospitalizim më të gjatë.

Pas vdekjes së pacientit më të ri, qytetari 40 vjeçar nga Koçani tek i cili paraprakisht nuk ka pasur sëmundje tjera, ministri FIlipçe tha se edhe pse qytetarët më të rritur më shumë i nënshtrohen virusit, nuk përjashtohet forma e rëndë klinike edhe tek pacientët më të rinj dhe se përveç mushkërive, KOVID-19 i sulmon të gjitha organet dhe sistemin organik.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ministri kumtoi se në Klinikën gjinekologjike-obstetrike të gjithë të cilët kanë simptoma të koronavirusit dhe se është bërë rrugë tërësisht e izoluar për lehonat të cilët janë pozitivë.

Për të shëruar nga infektimi konsiderohen njerëzit të cilët kanë dy teste negative të koronavirusit. Ky algoritëm, përveç për të hospitalizuarit, vlen edhe për pacientët në mjekim shtëpiak të cilët janë në komunikim të vazhdueshëm me mjekët amë.

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota