10:21 / 07.04.2020
Numri i personave me COVID-19 në Mal të Zi arrin në 239
Në Mal të Zi janë regjistruar 6 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), me ç’rast numri i përgjithshëm është rritur në 239
Nga Instituti për shëndet publik të Malit të Zi theksuan se nga dita e djeshme deri sot në mëngjes janë analizuar 104 mostra prej të cilave gjashtë kanë qenë pozitiv ndaj koronavirusit të ri.
“Tre të sëmurë janë nga Podgorica, dy nga Nikshiçi dhe një nga Tivari”, theksuan nga Instituti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në Mal të Zi nga koronavirusi gjithsej janë sëmurë 239 persona























