11:27 / 07.04.2020
Në Maqedoninë Veriore vdesin edhe katër pacient nga koronavirusi
Gjatë natës së djeshme në Maqedoninë Veriore janë shënuar edhe katër viktima nga koronavirusi.
Një viktimë është nga qyteti i Kumanovës, viktima tjetër është nga fshati Labunishtë i Strugës, në Tetovë respektivisht në fshatin Çellopek dhe në qytetin e Shtipit është shënuar nga një viktimë.
Numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë Veriore tashmë shkon në 25. Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 570 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 519 janë raste aktive. Deri më tani në vendin tonë janë shëruar 30 persona./Alsat























