Kisha greke do t’i festojë Pashkët me dyer të mbyllura
BKT
Rajoni dhe Bota

Kisha greke do t’i festojë Pashkët me dyer të mbyllura

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Greke bëri të ditur se tempujt e saj do të mbeten të mbyllur gjatë festave të Pashkëve për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Sinodi u bëri ftesë besimtarëve për t’u lutur në shtëpi dhe i siguroi se “do të transmetojë Liturgjinë e Shenjtë me mjetet e teknologjive të reja” Në Greqi, ku 90 për qind e popullsisë janë të krishterë ortodoksë, para dy javësh qeveria mori vendim për ndalimin e të gjitha shërbesave dhe ceremonive fetare në të gjitha kishat, me përjashtim të ceremonive funerale.  (bnr)

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota