10:18 / 09.04.2020
Situatë dramatike për shkak të COVID-19
Gazeta “Gândul” shkruan se 357 punonjës mjekësorë rumunë janë diagnostikuar me COVID-19.
Nga personeli i infektuar spitalor ka 99 mjekë, 127 infermiere, 35 sanitarë, 11 pastrues dhe 85 veta nga personeli ndihmës. Gazeta “Adevârul” njofton se menaxhimi i spitalit në Suceava ka dhënë dorëheqje, pasi u ripohua se 200 punonjës mjekësorë në spital janë infektuar dhe 30 pacientë, të cilët mjekoheshin në spital, kanë vdekur nga COVID-19. ¼ prej rasteve të infektimit në Rumani janë pikërisht në këtë rajon.























