10:17 / 13.04.2020
Serbia shënon 6 viktima dhe 250 raste të reja në 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë shënuar edhe 6 viktima nga Covid-19 dhe janë konfirmuar 250 raste të reja.
Njoftimin e dha epidemologia Darija Kisic Tepavcevic.
Në një konferencë për shtyp, Tepavcevic tha se 1,903 persona ishin tesuar 24 orët e fundit dhe se 2,684 pacientë ishin shtruar në spital.
Deri më tani në Serbi janë shënuar 80 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 3,630 persona.























