“Guardiola dhe Sterling do të largohen nga City”
BKT
Sport

“Guardiola dhe Sterling do të largohen nga City”

Pep Guardiola dhe Raheem Sterling do të largohen gjatë kësaj verë nga Manchester City. Kështu mendon legjenda e Liverpoolit, Phil Thompson.

Sterling prej kohësh është duke u monitoruar nga Real Madridi.

Sipas Thompson e ardhmja e sulmuesit anglez është e lidhur me Guardiola.

“Unë mendoj se koha për një kthim në Liverpool për Sterling ka kaluar”, tha ai “Sky Sports”, transmeton Scanner.

“Unë mendoj se kur Pep Guardiola do të largohet nga Manchester City, edhe Sterling do të largohet”.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, një nga këto tri klube do ta marrin Raheemin”, theksoi Thompson.