Pogba befason, ishte tifoz i kësaj skuadre para kalimit te Unitedi
BKT
Sport

Pogba befason, ishte tifoz i kësaj skuadre para kalimit te Unitedi

Paul Pogba pranon të jetë rritur si tifoz i Arsenalit që idollizonte Thierry Henryn, me preferencat që ndryshuan në Manchester United sapo u lidh me ekipin e të rinjve të Djajve të Kuq.

Fituesi i Kupës së Botës shkeli për herë të parë në ‘Old Trafford’ në 2009, duke lënë atdheun e tij dhe duke kaluar në Angli për t’u zhvilluar më tej.

Potenciali i tij u vërejt nga Djajtë e Kuq, ku luajti për dy sezone, para transferimit te Juventus për pothuajse 100 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Pogba i tha faqes zyrtare të United: “Unë do të jem i sinqertë. Kështu që, në fillim, unë isha një tifoz i Arsenalit – padyshim për shkak të të gjithë lojtarëve francezë, ju e dini”.

“Unë dhe vëllai im ishim por vëllai im tjetër ishte tifoz i Manchester United”.

“Unë nuk mund të them asgjë, kështu që e doja Henry dhe për shkak të tij, unë isha një tifoz i Arsenalit. Atëherë unë ndryshova dhe vazhdova me vëllanë tim tjetër. Jo Arsenal, unë shkova me tjetrin, tifozin e United!”, zbuloi ai.