Bonaventuara largohet nga Milani, por jo nga Italia
BKT
Sport

Bonaventuara largohet nga Milani, por jo nga Italia

Jack Bonaventuara duket se po numëron ditët tek klubi italian, AC Milan.

Sipas mediave italiane, Bonaventuara në fund të këtij sezoni, pritet të largohet nga “San Siro”, por jo edhe nga Italia.

Tri klube të Serisë A janë të interesuara për shërbimet e Bonaventuara-s.

Atalanta, Lazio dhe Roma raportohet se janë në garë për ta blerë futbollistin e milanistëve.

Bonaventuara në fund të këtij sezoni, mbyll kontratën me Milanin, dhe gjatë kësaj verë, lojtari do të bëhet më klub të ri. Më gjasë lojtari sërish do të luajë në Serie A.