10:11 / 16.04.2020
Osmani: Terapia e SHBA-ve po përdoret edhe në Maqedoni
Bujar Osmani, zv/kryeministër i Maqedonië së Veriut, në intervistën për Gazetën Express dhe T7 – Maqedoni, ka bërë të ditur se pacientët e prekur me COVID – 19 po trajtohen me terapinë që po përdoret në SHBA, hydroxychloroquine dhe azithromycin.
Osmani gjithashtu ka njoftuar se janë bërë kontaktet e para me Ambasadën e Japonisë në vend për të siguruar edhe ilaçin nga Japonia, që po përdoret në Azi për kurimin e COVID – 19, favipiravir. Osmani tha se këto terapi, sipas studimeve, po japin efekt të mirë tek pacientët e infektuar me COVID – 19.























