Kina e ndihmon Maqedoninë: 5 mijë teste dhe mjete mbrojtëse
Kina nisi një sërë ndihmash për Maqedoninë. Sot janë publikuar fotografi nga Shangai ku shihen paketime me maska, doreza, skafanderë dhe mbi 5000 teste për koronavirus.
Këtë e bëri të ditur vetë zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani përmes profilit të tij në facebook.
Ai këtë postim e bëri nga izolimi pasi që dy ditë më parë takoi kryetarin e Komunës së Kumanovës i cili dje rezultoi pozitiv për COVID-19, me çka Omsani u detyrua që të respektojë rekomandimet e epidemiologëve që të shmang kontaktin me njerëz deri ditën e martë kur do të testohet.
“Ndihma nga Republika Popullore e Kinës me mbi 5000 teste dhe materiale mbrojtëse, maska , skafander u nis nga Shangai për Stamboll. Po organizohemi për ta sjell në Shkup! Faleminderit RP të Kinës. Faleminderit tê punësuarve në Sekretariat për Çështje Evropiane për punën e palodhshme!” ka shkruar Osmani në Facebook.























