“Mane nuk do qëndrojë te Liverpooli përgjithmonë”
BKT
Sport

“Mane nuk do qëndrojë te Liverpooli përgjithmonë”

Sulmuesi senegalez, Keita Balde beson se bashkëlojtari, Sadio Mane nuk do qëndrojë përgjithmonë te Liverpool.

Sipas mediave britanike, “Mbretërit” janë duke u interesuar për Mane, pasi Zinedine Zidane është admirues i madh.

Një transferim i tillë mund të ndodh sipas Balde, i cili ka thënë se Mane nuk dëshiron të jetë në “Anfield” përgjithmonë.

“Varet nga shumë gjëra, nuk e di vendimin e tij. Në një vit ose dy, ndoshta duhet ta ndryshosh skuadrën”.

“Nuk mendoj se ai dëshiron të qëndrojë përgjithmonë. Është djalë i mençur dhe e di çfarë është e mirë për të dhe çfarë duhet të bëjë. Por në Madrid janë duke thënë shumë emra”, theksoi ai.

Mane gjatë këtij sezoni ka shënuar 16 gola dhe ka bërë 12 asistime në të gjitha garat.