Dy gjigantët anglez ndjekin sulmuesin e Celtic
BKT
Sport

Dy gjigantët anglez ndjekin sulmuesin e Celtic

Arsenali dhe Evertoni janë të interesuar ta blejnë sulmuesin e Celtic, Odsonne Edouard, raporton “Le 10 Sport”.

22-vjeçari po shfaq formë të lartë këtë sezon të garave me Celtic, duke ndezur interesimin e klubeve të njohur evropiane.

Arsenali dhe Evertoni raportohet se janë duke u përgatitur që të hedhen në sulm për yllin e Celtic.

Edouard, i cili ka shënuar 27 gola në 45 ndeshje në të gjitha garat për Celtic këtë edicion, monitorohet edhe nga Lyon dhe Lille.

Kartoni i lojtarit thuhet se kap shifrën rreth 40 milionë euro.