Liverpool hap bisedimet me yllin e Interit
BKT
Sport

Liverpool hap bisedimet me yllin e Interit

Liverpool ka nisur negociatat me mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Sipas mediave angleze, Brozovic dëshiron t’i bashkohet “Reds”, por “Neurazurët” nuk duan ta largojnë.

27-vjeçari ka dy vite kontratë të mbetura me klubin italian dhe klauzola e lirimit është 52 milionë euro, vlerë të cilën Liverpool është i gatshëm ta paguajë.

Thuhet se negociatat kanë nisur, por transferimi nuk mund të ndodh nëse nuk pranohet nga Inter.

Brozovic këtë sezon ka qenë në formë të mirë duke bërë 34 paraqitje, në të cilat shënoi pesë gola dhe ndihmoi skuadrën me gjashtë asistime.