Diskutime në Rumani rreth zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme
BKT
Rajoni dhe Bota

Diskutime në Rumani rreth zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme

Liderët e partive Aleancë e Liberalëve dhe Demokratëve dhe Pro Rumani, zotërinjtë Kalin Popesku Tariçanu dhe Viktor Ponta, deklaruan paraprakisht se në parlament do të votojnë kundër dekretit të presidentit Klaus Johanis për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme me akoma 30 ditë.

Sipas opozitës nuk duhet të paralizohet ekonomia e mbarë vendit. Kriza  e pandemisë në Rumani filloi në sfondin e borxhit të jashtëm të vendit nga më se 100 miliard euro, 40 për qind prej të cilave janë borxh shtetëror, dhe të deficitit të madh buxhetor, tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare të Rumanisë. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota