Në Maqedoninë e Veriut arrestohen 89 persona për shkelje të orës policore
BKT
Rajoni dhe Bota

Në Maqedoninë e Veriut arrestohen 89 persona për shkelje të orës policore

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se mbrëmë në gjithë shtetin 117 persona e kanë shkelur orën policore ku 89 prej tyre janë arrestuar.

Gjatë natës së kaluar 135 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 53 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim, shkruan Alsat.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave të cilët tashmë gjenden në izolim dhe vetizolim dhe është konstatuar se tre persona nuk kanë respektuar masën për izolim.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota