09:32 / 24.04.2020
Greqia transporton migrantët nga ishujt
Rreth 1500 migrantë në kampin “Moria” në ishullin Lesbos do të transportohen këto ditë në pjesën kontinentale të Greqisë.
Transferimi i tyre është pjesë e planeve të autoriteteve greke për pakësimin e tensionit në qendrat e mbushura me imigrantë në Ishujt e Egjeut Lindor. Në kuadrin e dy javëve numri i të transportuarve do të arrijë afro 2400 veta. Nga dega greke e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit komentuan se në sfondin e pandemisë së koronavirusit pakësimi i numrit të migrantëve në ishuj është “më urgjent se kurrë”.























