Osmani: Presim që KE të prezantojë kornizën e bisedimeve me 3 qershor
Zv/kryeministri, Bujar Osmani pret që Komisioni ta prezantojë kornizën negociuese më 3 qershor, atëherë kur do të del edhe me raportet e progresit për shtetet kandidate.
Sipas Osmanit, konferenca e parë ndër-qeveritare do të mbahet në periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, ndërsa vendi do ta hap Kategorinë, gjegjësisht “Kllasterin” e parë të kushteve në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Osmani thekson se rrjedha e procesit varet nga ne dhe se ka për prioritet lobimin tek shtetet anëtare, që korniza negociuese të jetë sa më e volitshme për ne. Por flet në kohën e ardhshme kur bëhet fjalë për gjënë e vetme që në fakt varet krejtësisht nga ne, ekipin negociator të vendit.
Do t’i shfrytëzojmë të gjitha kapacitet që i kemi. Ato që nuk i kemi në institucione do t’i shfrytëzojmë nga akademia, nga organizatat jo-qeveritare. Ju e dini që kemi bërë një ftesë publike për interes për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e procesit. E kemi listën e tyre dhe në momentin kur do ta riorganizojmë strukturën, do t’i ftojmë të gjithë ata që munden, dinë dhe duan të bëhen pjesë e këtij procesi të na bashkëngjiten”-pohoi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.























