“Nuk e duam titullin në tavolinë, nuk jemi Inter”
BKT
Sport

“Nuk e duam titullin në tavolinë, nuk jemi Inter”

Pavarësisht se futbolli është ndalur prej shumë javësh dhe Italia po kalon një situatë dramatike si pasojë e pandemisë të Covid-19, rivaliteti i theksuar mes Juventusit dhe Interit nuk është zbehur.

Për t’i hedhur “bezinë zjarrit” ka mjaftuar vetëm një pëlqim që presidenti juventin Andrea Agnelli i ka bërë një postimi në “Twitter”.

Gjithçka nisi me diskutimet në rrjet pas vendimit të Francës për të mbyllur para kohe sezonin duke shpallur kampion PSG-n.

Nëse edhe Italia do të ndiqte të njëjtën rrugë, atëherë trofeu do të shkonte për “Zonjën e Vjetër” që kryeson aktualisht renditjen. Në vazhdën e diskutimeve, një tifoz i Juventus ka treguar bindjen e tij.

“Nuk e duam titullin në tavolinë. Nuk jemi Inter”, ka shkruar ai, transmetn BW.

Një koment që qëndron në diskursin mes tifozëve, por problemi qëndron se ai ka marrë pëlqimin e Andra Agnelli.

Vetëm kaq ka mjaftuar për të shpërthyer sërish polemikat që i shtohen futbollit italian në një moment shumë delikat.