Goditja me kokë e Zidane-s, flet Materazzi
BKT
Sport

Goditja me kokë e Zidane-s, flet Materazzi

“Goditja me kokë e Zidane? Nuk e prisja në atë moment”.Këto janë fjalët e thëna nga Marco Materrazi në një lidhje direkte në Instagram me Nicolo De Devitiis, gazetar i emisionit italiane Le Iene.

Ish-lojtari i Inter-it ka shpjeguar: “Fati im ka qenë se nuk e prisja që të ndodhte. Nëse do të kisha qenë gati, do të kishim përfunduar të dy në dhomat e zhveshje”.

Në lidhje me atë që i tha Zidane-it: “Patëm një kontakt në zonë. Ai shkoi afër golit në pjesën e parë dhe Rino më tha ta mbuloja. Pas kontaktit të parë, kërkova falje, ai reagoi keq. Në përplasjen e tretë, kam shpërthyer. Ai më tha ‘fanellën ta jap pastaj’, unë iu përgjigja se preferoja atë të së motrës. Pjesa tjetër është histori”.