10:43 / 03.05.2020
Rikthimi i Coutinhos në Premier League varët nga Pochettino
Philippe Coutinho mund të kthehet në Premier League, por vetëm nëse Mauricio Pochettino merr detyrën e Newcastle United, raportojnë mediat britanike.
Pochettino është afër që të marr “timonin” e Newcastle, skuadër kjo që gjatë kësaj verë, parashikohet të bëjë disa transferime të mëdha.
“Mirror” shkruan së tekniku argjentinas është është një admirues i madh i brazilianit, dhe Coutinho shihet përforcimi i parë i Pochettinos nëse ky i fundit merr drejtimin e Newcastles.
Coutinho aktualisht është pjesë e Bayern Munich në formë huazimi nga Barcelona. Braziliani në fund të këtij sezoni, do të kthehet tek katalonasit, por më pas duket së ish-ylli i Liverpoolit do të shitet në një tjetër klub.























