07:55 / 04.05.2020
Serbia drejt heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme më 6 maj
Gjendja e jashtëzakonshme mund të hiqet nga Serbia më 6 maj teksa vendi numëron 192 viktima dhe 9 mijë e 464 të infektuar me COVID-19.
Propozimi është bërë bashkarisht nga Presidenti Vuçiç dhe kryeministrja Brnabiç dhe pritet të votohet nga Kuvendi.
Vetë Vuçiç deklaroi se nga e enjtja qytetarët serbë prej së enjtes nuk do të jenë më në shtetrrethim.























