08:00 / 05.05.2020
Presidenti serb vendos zgjedhjet parlamentare dhe lokale në një ditë
Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor, bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Vuçiç u takua paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar daljen në zgjedhjet e ardhshme, raporton Rel.
Zgjedhjet në Serbi është dashur të mbahen më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.























