Xavi tregon se kur do të pensionohet Messi
BKT
Sport

Xavi tregon se kur do të pensionohet Messi

Lionel Messi mund të luante deri në moshën 40 vjeç, sipas shokut të tij të skuadrës te Barcelona, Xavi.

Fituesi i gjashtëfishtë i Topit të Artë, ishte në formë tipike të shkëlqyeshme për Barçën këtë sezon, duke shënuar 24 gola në të gjitha garat përpara se pandemia e koronavirusit të sillte një ndalesë në futboll.

Messi nuk ka qenë kurrë kaq i rëndësishëm për shanset e Blaugranëve për sukses dhe Xavi ndjehet se superylli i Argjentinës ka ende për të dhënë – si në nivel klub ashtu edhe në atë ndërkombëtar, përcjell lajmi.net.

“Atij i ka mbetur ende pesë ose shtatë vite shumë të mira”, tha Xavi për Messin gjatë një bisede në Instagram me një tjetër ish-sulmues të Barçës, Samuel Eto’o.

“Ai kujdeset mirë për veten e tij dhe ai mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 37, 38 ose 39. Ai do të luajë në Kupën Botërore të Katarit, jam i sigurt”.