16:17 / 05.05.2020
55% prej bullgarëve përkrahin masat kundër Covid-19
Frika e njerëzve nga virusi i ri vazhdon të ulet. Masat kundër koronavirusit sipas të anketuarve nga agjencia “Gallup International” janë të mjaftueshme (kështu mendojnë 55% prej tyre).
Vazhdojnë shqetësimet e lidhura me të ardhurat, por ato nuk janë aq intensive. Sipas 32% prej bullgarëve masat e qeverisë janë të tepruara (këtu ka rritje 15%). 56% prej të anketuarve mendojnë se Covid-19 është i rrezikshëm, por jo më i rrezikshëm se një grip me simptoma të rënda.
Bullgarët vazhdojnë të pranojnë pozitivisht veprimet e autoriteteve. Përkrahja për punën e kryeministrit Bojko Borisov është 55%, kurse 46% mendojnë se masat ekonomike dhe ndihma shtetërore për ekonominë dhe bizneset janë të pamjaftueshme.























