Turqia do të nisë të lehtësojë kufizimet që nga java e ardhshme
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka vënë në dukje se Turqia do të fillojë të lehtësojë masat e kontrollit të koronavirusit që nga java e ardhshme, duke hequr kufizimet e udhëtimeve ndërqytetëse në shtatë provinca dhe duke lehtësuar karantinën për të moshuarit dhe të rinjtë.
"Biznese të tilla si berberët dhe sallonet e bukurisë do të lejohen të hapen që nga 11 maji për aq kohë sa plotësojnë kërkesat e nevojshme higjienike dhe punojnë vetëm me rezervime e me gjysmë kapaciteti," tha ai.
Kreu i shtetit turk shtoi se të moshuarit dhe të rinjtë do të lejohen jashtë për katër orë, një ditë në javë, duke filluar nga fundjava e ardhshme.
Turqia ka rreth 130 000 raste të konfirmuara të koronavirusit, - numri më i lartë pas disa vendeve të Evropës Perëndimore, Shteteve të Bashkuara e Rusisë - dhe ka qenë e mbyllur gjatë fundjavave dhe festave kombëtare që nga fillimi i prillit.
Ankaraja filloi zbatimin e masave të kontrollit pas raportimit të rastit të parë me koronavirus në vend në fillim të marsit.























